Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasada italiane del me njoftim: Shkuam në Berat dhe paguam faturën e turistëve italianë, sipas porosisë së Melonit

-800-0-71c538dc0fad81e00c2995dd00835f24

Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, të cilët u larguan pa e paguar.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.

Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës pre 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase, tashmë edhe ato ndërkombëtare.

“Sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, njofton Ambasada italiane në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment