Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori i Britanisë braktis pritjen për pavarësinë e Ukrainës, kur vëren se në sallë ndodhej Sali Berisha

s960_Alastair_King-Smith_photo

 

Anisa Muçaj-

Dy ditë më parë ambasada e Ukrainës në Tiranë organizoi pritjen tradicionale me rastin e 32-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së kësaj republike. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana u vesh me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas. Në pritjen e realizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të ndryshëm politikë dhe drejtues të institucioneve dhe të shoqërisë civile. Tërhoqi vëmendje pjesëmarrja në këtë pritje e zotit Sali Berisha dhe njëkohësisht prezenca e të ngarkuarit me punë të SHBA, në Tiranë. Për herë të parë vihet re mosreagim nga përfaqësuesi diplomatik amerikan, ndaj pjesëmarrjes në të njpjtçn veprimtari të personit të shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit.

Por ndryshe ka qenë reagimi i ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Shkëlqesisë së Tij, zotit Alastair King-Smith i cili pasi takoi homologun e tij ukrainas me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, përcolli përshëndetjen e popullit britanik dhe admirimin për atë që populli ujrainas po bën duke i bërë ballë agresionit rus dhe krimeve të luftës, është larguar nga salla shumë shpejt. Braktisja e sallës para kohe nuk është shoqëruar me komente, por burime diplomatike na bljnë me dije se kjo ka ndodhir për shkak të gjrtjes papritur të zotit Berisha në sallë, i cili siç dihet lshtë i shpallur njëkohësisht person non grata edhe nga Britania e Madhe.

Related Posts

Leave a comment