Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krizat janë inkubator i së ardhmes —Varoufakis—

339463204_245721894509067_5730608703729384536_n
Miçotaqis 2.0 (Miçotaqisi i dytë) po e vazhdon lojën politike me Shqipërinë aty ku e la paraardhesi i tij Konstandin Miçotaqis, i cili si kryeministër, tridhjetë vjet më parë, i nisi Shqipërisë një ultimatum prej 6 pikash, pershkruar fund e krye nga një ton arrogance gati kolionaliste.
Nea Demokracia e fillimit të viteve 90të ishte një parti ultranacionaliste, kuazifashiste, e ngjashme me UDZ e Frano Tugjmanit në Kroaci dhe SPS e Slobodan Millosheviçit në Serbi. Ishte koha kur vullnetarët grekë ju bashkoheshin duzinave të ndyra serbe për spastrim etnik dhe masakra në Bosnjë, ndërkohë që Radovan Karaxhiç deklaronte, në një miting mbështetës të organizuar për të në Athinë, se me serbët janë “vetëm zoti në qiell dhe grekët në tokë.”
Gjithë ç’po ndodh sot është një “karmë” politike për KM Rama, i cili si travestit politik që eshtë, në vend të përkrahjes së hapur për Syriza-n e majtë uronte fitoren e Qiriakos në zgjedhjet parlamentare greke.
A po i kthehet Qiriako—pinjolli i fundit I dinastisë politike Miçotaqis—disponimeve ideologjike të paraardhesit të tij?
E majta greke me tre “P-të” e saj të mëdha, Papandreu, Papulias dhe Pangallos, pavarsisht ndonjë eksesi, ka qenë forcë për emancipimin politik të rajonit dhe normalizimin e mardhënieve Shqiptaro-Greke. E majta e sotme Shqiptare, (ajo që formalisht etiketohet si e majtë,) në vend të përkrahjes për simotrën, u rreshtua paradoksalisht me të djathtën reaksionare e inflamatore greke e cila u rikthye në pushtet për meritë retorike, jo politike, pas ndikimit të masave shtrënguese financiare aplikuar nga Syriza nën presionin e Europës.
Miçotaqis po bën me Tiranën atë që në Athinë as i shkon dot ndërmend, ndërhyrjen në drejtësi.
Çfarë i pret mardhēniet Shqiptarogreke; a eshtë kjo tendosje vetëm fillimi….?!
Shpeshherë për një plesht kemi djegur jorganin.

Related Posts

Leave a comment