Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron përmbytje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë në 24 orët e ardhshme

-800-0-ac23e6e5066dfbe69875d76166c7230b

Në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve që vijnë do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Kështu, sipas njoftimit, në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Për sa më sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut.

Të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtë:

1. Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile;

2. Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës së njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj;

3. Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale;

4. Ndjekja në terren nga sektorët e emergjencave në nivel vendor;

5. Njoftimi i popullatës që mund të preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve të evakuimit;

6. Emergjenca dhe aktivizimi i planeve të evakuimit në rast se është e nevojshme.

Related Posts

Leave a comment