Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aleanca me Metën, Kokalari akuza Berishës: “Non grata” bën pazare në kurrizin tuaj! Po detyron demokratët të shesin shpirtin te djalli

-800-0-958ed99da6e0b7bf8778114bb77500e8

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer sërish në kritika e akuza ndaj dyshes Meta-Berisha. Sipas saj, Bashkimi i foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te Djalli. Po ashtu ajo është tallur dhe mikëpritjen që i bënë kreut të PL.

“Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, deklaron Kokalari.

Leave a comment