Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr masiv rreth 3 fshatrave në Finiq, tri banesa përfshihen nga flakët

auto_gjk1694446723

Një zjarr masiv ka përfshirë territorin përreth 3 fshatrave në Finiq pasditen e kësaj të hëne.

Në fshatin Livinë një banesë është djegur ndërsa ende zjarrfikësit po luftojnë me flakët për të shpëtuar prona dhe banesa të tjera.

Edhe dy banesa të tjera përreth nuk janë shpëtuar dot nga zjarrfikësit duke e çuar bilancin e dëmeve paraprake në tri banesa të djegura, qindra rrënjë ullinj, pemë frutore dhe kopshte private. Zjarri tani rrezikon ti afrohet fshatit Ardhasovë ndërsa në varësi të erës dhe drejtimit që fronti kryesor i zjarrit mund të marrë edhe fshatrat Krane dhe Navarricë janë të kërcënuar.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme të shumta materiale.

Banorët e paktë të fshatit po ndihmojnë për fikjen e zjarrit por ende situata është jashtë kontrollit.

Related Posts

Leave a comment