Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia angleze fundos grupin shqiptar, i gjen drogën me vlerë 4 milionë paund

-640-0-droge

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga policia në qytetin anglez Lids, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milion paund.

Pas sasisë rekord të drogës dyshohet se fshihet një bandë shqiptare e trafikut. Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit.

Policia tha ai është i rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.

Related Posts

Leave a comment