Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtarja u la me masën ‘detyrim paraqitje’, Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e Gjykatës për Encën, kërkon të kthehet në burg

-640-0-1694681565xenca-691

Prokuroria e Tiranës kërkon që këngëtarja Enca Haxhia të qëndrojë në qeli në masë ‘arresti me burg’, teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.

Këngëtarja qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e ‘detyrimit për tu paraqitur’.

Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë. Ky pretendim pritet të faktohet edhe me analiza laboratorike, nëse është apo jo përdoruese.

Këngëtarja u arrestua më 14 shtator. Nëse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.

Related Posts

Leave a comment