Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vendimi i Gjykatës për Sali Berishën: Të paraqitet çdo dy të hëna në SPAK! Urdhërohet të mos largohet jashtë e të mos përdorë pasaportën

-800-0-1698335798xberisha-209

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish- kryeministrin Sali Berisha në lidhje me aferën e ish-kompleksit Parizani.

GJKKO ka njoftuar se Berisha duhet të “paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, “të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës” dhe i “ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”.

Njoftimi i plotë

-Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha,, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të Hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha.

Related Posts

Leave a comment