Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Për shpirt të babait tënd do të ngel”- Motra: Pse vëllai qëlloi mësuesen me karrige

motra

Anamaria Përgjini, motra binjake e Geraldo Përgjinit, 16-vjeçarit që qëlloi me karrige mësuesen në Lezhë, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania dinamikën e ngjarjes.

Përgjini tha se ndodhet në të njëjtën klasë me vëllanë dhe ishte dëshmitare okulare e asaj që ndodhi.

Ajo tha se shkak që Geraldo mori karrigen dhe nuk e kontrolloi veten, ishte pasi mësuesja e kërcënoi se do ta ngelte duke i përmendur dhe babain që i kishte vdekur.

“Jam motra binjake e Geraldo Përgjinit, kam qenë prezent në klasë kur ka ndodhur ngjarja. Kushëriri jonë u çua për t’i treguar diçka vëllait dhe vëllai bëri një reagim, por jo me ton të lartë. Zysha u acarua me kushëririn dhe pastaj iu drejtua vëllait dhe i tha do të të vë mungesë. Dhe pastaj i përmendi punën që e kishte ngel vitin e kaluar në lëndën e saj. Pastaj i tha: “Për shpirt të babit tim dhe babit tënd do të të ngel dhe ke për ta mbajtur mend”. Pastaj i gjuajti bankës dhe e gjuajti me shkumës në kokë vëllain. Në ato momente vëllai im u çua mori karrigen dhe nuk e kontrolloi dot veten nga gjendja emocionale që i përmendi babain dhe e qëlloi. Vëllai është shumë i mërzitur nga kjo ngjarje. Ne duam drejtësi për vëllain dhe tani do shohim si do shkojë kjo situatë”, tha ajo.

Related Posts

Leave a comment