Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lezha në betejë me zjarret, përkeqësohet situata, riaktivizohet vatra në Piraj, flakët shumë pranë banesave

-800-0-62d5d63e83b1a

Lezha është duke u përballur me një situatë të vështirë si pasojë e zjarreve mbrëmjen e sotme. Gazetari Gjergji Figuri raporton se është riaktivizuar vatra në fshatin Piraj.

Për shkak të erës së fortë zjarri ka marrë drejtimin e zonës së banuar. Mësohet se flakët ndodhen jo më shumë se 200 metra larg banesave.

Banorët kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve që aktualisht janë zhvendosur në superstradë, ku po përpiqen të vënën nën kontroll një vatër atje.

Zjarri pranë autostradës Lezhë-Milot ka vështirësuar qarkullimin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset.

Flakët favorizohen nga era duke e bërë e bërë të vështirë shuarjen e tyre.

Related Posts

Leave a comment