Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, vetëvritet polici në Lezhë

-640-0-policia-naten-1694891071

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një efektiv policie ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune.

Viktima i identifikuar me iniciale Gj. L. i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Dyshohet se ai u vetëvra në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi  kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet  e para hetimore.

Related Posts

Leave a comment