Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Demokratët nuk duan Berishën”/ Sandër Marku donte të garonte në Lezhë, Alibeaj nuk e regjistroi

auto_demos1680258884

Sandër Marku, që do të ishte kandidati i PD për Bashkinë e Lezhës, ka reaguar sot pasi emri i tij nuk u finalizua, për të qenë pjesë e garës së 14 majit. Ai ka thënë se ka qenë një vendim politik për të mos garuar dhe thekson se nuk do të bëjë fushatë për kandidatin tjetër, Pash Gjoni i grupit Berisha.

Sipas Markut Partia Demokratike në Lezhë do ta përqëndrojë fushatën vetëm te Këshilli Bashkiak dhe nuk do të angazhohet për të mbeshtetur kandidatin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Kemi bërë një listë të anëtarëve të këshillit bashkiak, njerëz me dinjitet në Lezhë, do I ftojmë demokratët të votojnë anëtarët e këshillit bashkiak, që bashkia Lezhë, buxheti i saj të shkojë te qytetarët”

Related Posts

Leave a comment