Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kemi gjetur prova”/ Kreu i SPAK-ut flet për hetimet ndaj Arben Ahmetajt

-640-0-xhemalo-shife-ca-rruge-zall-bastari-eee-14-313

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në takim informal me gazetarët, deklaroi se “Kemi gjetur prova”, duke iu referuar rastit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin ka një kallëzim.

Dumani theksoi se nuk i SPAK nuk i merr leje askujt që të marrë në pyetje Ahmetajn, ndërsa shtoi se Prokuroria ka dërguar letërporosi në shumë shtete, ndërsa shtoi se ka dyshime për fshehje të pasurisë jashtë vendit.

Duke u ndalur te sekuestrimi i dy pronave, një në emër të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxhës, në Hamallaj dhe një tjetër që figuron në emër të shoqes së saj, në Palasë, Dumani shton se ky bllokim është preventiv, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos të tjetërsohet pronësia.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetje Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë. Ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme.”, tha Dumani.

SPAK po heton zotin Ahmetaj në dyshimet për të paktën 4 vepra penale, nga mos deklarimi apo fshehja e deklarim i rremë i pasurive, te korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës. Kjo e fundit lidhet me hetimet në rastin e inceneratorëve, për të cilën ish zëvendëskryeministri ka këmbëngulur se nuk është i përfshirë në asnjë lloj mënyre apo rrethane.

Related Posts

Leave a comment