Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet vendore, Mediu pas takimit me Presidentin: 14 Maj, data më e mirë

633c1fea386e6Screenshot_2-750x375

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Fatmir Mediu tha se data 14 maj është data më e mirë për zgjedhjet vendore.

“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.

Të pranishën në takim ishin edhe Dashamir Shehi e Vangjel Dule e Agron Duka.

Kurse kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas takimit me presidentin Ilir Begaj në Presidencë tha se nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por ajo i takon presidentit. Sipas tij, e rëndësishme është që të partitë politike të jenë gati për zgjedhje dhe përmes këtyre zgjedhjeve të rikthehet demokracia në vend.

Related Posts

Leave a comment