Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Jeton poshtë urës në Lezhë, 66-vjeçari ish i burgosur politik i braktisur: Jam i sëmurë

-640-0-1675178183ximoshuari-645 (1)

Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës. I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje.

“Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. I lodhur jam, me fjet s’kam, kurrgjë. Një batanijë m’a kanë falë njerëzit për sevap. Çfarë më falin ndonjë copë bukë që ma falin njerëzit aty, dal e lypi prej hallit” – tha ai.

Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike.

”Kërkoj ndihmë prej shtetit me më dhanë ato paret e burgut që më takojnë. Është e vështirë jetesa ime, duke vdekur jam se dhe i sëmur jam. Ja i kam dhe duart e ënjtura prej operacionit”- vijoi ai.

Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.  Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.

Kontaktuar nga Report TV zyrtarë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë thanë se “çdo person i dënuar në komunizëm për terror është përjashtuar nga Ligji i Dëmshpërblimit pavarësisht se mban statusin “I burgosur politik”.

Ndue Murçaj tregon se nuk ka asnjë të ardhur!

Edhe pse ka mbushur moshën, nuk ka përfituar as pensionin e pleqërisë.

“Dua me më dhanë pensionin se kam 6 muaj që kam dalë në pension dhe nuk më kanë dhënë asnjë lek se nuk kam asnjë të ardhur.’-vijoi ai.

Pas sinjalizimit nga mediat Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.

Related Posts

Leave a comment