Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U hodh dje nga kati i katërt i spitalit në Gramsh, ndërron jetë 66-vjeçari tek ‘Trauma’

1680173482_rwthju-750x375

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 66 vjeçari nga Gramshi i cili ditën e djeshme u hodh nga kati i katërt i spitalit rajonal.

Hekuran Llapushi nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra pasi u vetëhodh nga një lartësi prej katër katesh.

Gramsh (Informacion paraprak nga Policia diten e djeshme):

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në  Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Leave a comment