Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tentoi të hynte në ish-uzinën e armëve në Gramsh, Rusia kërkon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva

-640-0-1661178705xruset-802 (1)

Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.

Burime për Report Tv nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.

Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus.

Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Related Posts

Leave a comment