Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rusisë i mbarojnë municionet, Shoigu udhëtoi drejt Koresë së Veriut për “furnizime”

800-0-bf1742f567dfacae849ee9922c68d69b.jpg

Beteja në frontin lindor të Ukrainës po arrin në një pikë të rëndësishme. Ekspertët thonë se fshati Robotine në jug të vendit dhe Kupjansku në Donjeck mbeten pika kyçe të përplasjes.

Trupat ukrainase ndodhen nën zjarr konstant, por misioni i tyre për të hapur rrugën tokësore drejt urës mes Rusisë dhe Krimesë dhe për të dëbuar forcat ruse nga jugu vazhdon.

Komanda ruse e ka kuptuar rrezikun dhe një numër i lartë rezervistësh të forcave të armatosura kanë nisur të mbërrijë në rrethinat e Robotinës.

Por as ushtria nuk mund të funksionojë pa municione, ndaj dhe ministri rus i Mbrojtjes u tha punëtorëve në një impiant ushtarak në rajonin e Tulës që të intensifikojnë prodhimin pa pushim.

Së fundmi, Sergei Shoigu udhëtoi në Korenë e Veriut për të bindur Penianin për t’i shitur municione Rusisë.

“Çdo marrëveshje armësh mes Koresë dhe Rusisë do të shkelë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne po e monitorojmë me kujdes situatën dhe i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të ndërpresë negociatat me Rusinë dhe t’i bindet zotimeve publike se nuk do t’i shesë armë Moskës”, deklaroi John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë deklaruar se sulmi me dronë i së martës ndaj aeroportit Peskov nuk do të kalojë pa marrë përgjigje.

Related Posts

Leave a comment