Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dëshmia e Lorenc Vangjelit që kompromenton rendë Sali Berishën

SALI-BERISHA-DHE-LORENC-VANGJELI-OK

“Historinë e përgjimeve e përhapi Presidenti i Republikës. E thënë një gjë e tillë, më së paku është një cënim i rëndë i Sigurisë Kombëtare. Shqipëria ka histori të gjatë me përgjimet dhe me personazhet si Rama, Meta, Basha. Kam përshtypjen se i pari ka qenë përfitues Berisha i kësaj prapësie të paligjshme. Ai ka qenë politikani i pare që është përgjuar, por me vendim gjykate. Mendoj që në atë kohë Berisha nuk përdorte telefon dhe gjërat që janë përgjuar në atë kohë, kanë qenë dramatike, ndoshta indicie sa për të mundësuar arrestimin e tij pasi kanë qenë të lidhura me Grushtin e Shtetit.

Janë gjetur disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 persona të armatosur të cilët të vinin në Tiranë dhe është dhe një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar por mendohej se ishte nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës i cili i ka thënë: ‘Mjaft’, dhe u tërhoqën. Nuk dihet nëse kjo dosje ekziston ende. Me date 23 dhjetor të të njejtit vit, me Majkon dhe Metën, Berisha u ftua në një takim me dyer të mbyllura , ku kam qenë dëshmitar, ku iu kërkua nga Majko dhe Meta që të hiqte dorë nga demonstratat që bënte në rrugë. Atëherë pati një përgjigje ku iu tha se do të goditej nëse do të vazhdonte. Por Berisha nuk u godit, por u rehabilitua.” Ka qenë kjo dëshmia e analistit Lorenc Vangjeli, i qenë prezent në emisionin ‘Kontrast’.

Related Posts

Leave a comment