Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“E quajtën si ngatërresë nate”/ Dëshmia tronditëse e fqinjëve të Dan Hutrës: Vëllai ia fali përdhunimin e gruas

auto_hutra-1-640x3751677774935

Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë zbuluar detaje të reja nga e shkuara kriminale e vrasësit serial.

Dy të moshuar treguan krisjen që vrasësi pati me familjarët e tij, të cilët e mohuan si djalë. Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku.

Fqinjët theksojnë se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan jashtë vendit ëpr strehim politik në momentin që ai doli nga burgu.

“E mohuan siç vraun e dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e qujtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasëm kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrsjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikënga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Related Posts

Leave a comment