Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“O gra po na vrasin”/ Qytetarët në protestë: Lulet e Shën Valentinit dhe 8 marsit po na i kthejnë në lule morti!

auto_640-0-6400cd3c6fa0c_11677775755

Ka nisur pak më parë protesta kundër vrasjeve të grave para ministrisë së Drejtësisë, nisur nga krimi makabër i Dan Hutrës, i cili u mori jetën 3 grave ditën e djeshme.

‘Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq’-thotë një prej aktivisteve.

‘O gra po na vrasin! Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez.’-tha një tjetër protestuese.

“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave? Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

Related Posts

Leave a comment