Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“I thyen këmbët dhe dhëmbët”, familjarët e Jani Rustemaj në protestë: Është dhunuar, duam drejtësi për djalin

-640-0-1684764499xprotest-310

Familjarët e Jani Rustemaj dolën këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Jani Rustemaj u arrestua më 12 prill për veprën penale të vjedhjes ndërsa dy ditë më pas ai shfaqi probleme shëndetësore dhe që prej 17 prillit ai gjendej në QSUT në gjendje kome deri në momentin që ndërroi jetë.

Rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit janë ende të paqarta ndërsa familjarët e tij të cilët dolën në protestë hedhin dyshime se ndaj tij është ushtruar dhunë.

“Dua drejtësinë e çunit. Kush e ka rrahur, kush e ka nxirë nga policia. Ka pasur shenja dhune. Ishte I nxirë nga trupi, te këmbët. Ia kishin thyer këmbët. Me dru ia kishin thyer këmbët”,- thotë një e afërme.

“Ma morën djalin si kokra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Djali im nuk ka pasur agjë. Duam drejtësi për djalin tim. Ne dyshojmë për dhunë, ai si ka pasur dhëmbnët e thyer kur e kapën”,- tha nëna e tij.

Nëna e tij ka deklaruar se i biri u arrestua për vjedhjen e një palë atleteve dhe një tapeti. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj.

Related Posts

Leave a comment