Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla dhe Igli Hasani në varrimin e policit të vrarë në Kosovë: Përulje e nderim për Afrim Bunjakun

-800-0-1695661857xballa-hasani-618

Taulant Balla ishte sot pjesë e varrimit të efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut.

“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës! Samadregj Vushtri, KOSOVA”- shkruan Balla.

Sic eshte lajmeruar me heret, ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe ai i Brendshëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pjesë e homazheve në nder të dëshmorit, Afrim Bunjakut në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë dhe disa foto ndërsa shkruan për përuljet dhe nderimet e efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut. Atij iu dha lamtumira me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Flamujt e të gjithë institucioneve u ulën sot në gjysmë shtizë.

Related Posts

Leave a comment