Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri i Jashtëm, Igi Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin

-800-0-1695148567xigli-hasani-730

Ministri i Jashtëm, Igi Hasani në fjalën e mbajtur në Kuvend, sulmin në Veri, e ka quajtur tentativë për të destabilizuar Kosovën.

Ai u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se nxitësit e sulmit duhet të dënohen.

“Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit.

BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment