Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri i Jashtëm grek mesazh të ri ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri

-640-0-baf7087fd8bb04707a15a2b3aa4c208b

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis në fjalimin e mbajtur në konferencën ndërkombëtare ELIAMEP me titull “Perspektivat e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” i dërgoi një mesazh Shqipërisë lidhur me çështjen Beleri.

Ai tha se Greqia “nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe kryesisht parimet thelbësore të bashkësisë evropiane si demokracia dhe shteti ligjor”.

“Pa dyshim, ka raste kur qëndrimet dhe praktikat sugjerojnë se këto parime duhet të përqafohen ende nga të gjitha vendet kandidate. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i zgjedhur në mënyrën e duhur, është një rast i tillë, siç ndoshta e dini. Shqipëria duhet të tregojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës. Kjo konferencë po zhvillohet në një moment kyç. Në kohën e ardhshme, zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendave në institucionet e BE-së. Qëndrimi i qartë i Greqisë do të sjellë në këtë debat frymën e axhendës së Selanikut. Ne do të ndërmarrim iniciativa dhe do të miratojmë çdo ide apo propozim që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit, duke e bërë atë më konkret, konsistent dhe të besueshëm, duke siguruar gjithashtu bashkëpunim të sinqertë nga të gjitha palët dhe një afat kohor të qartë për anëtarësim”,  tha ministri i Jashtëm grek.

Related Posts

Leave a comment