Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nënkryetari grek i KE-së i ankohet Varhelyi-t: Shqipëria të përballet me pasoja për rastin Beleri

-800-0-adb370152127807df4134e96fad80403

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka shprehur “shqetësim serioz” për lënien në burg të një “zyrtari etnik-grek”, duke iu referuar rastit të Fredi Belerit.

Në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas tha se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse “kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën pas zgjedhjes demokratike”.

Burgosja e tij, tha ai, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.

Bashkimi Evropian, tha ai, nuk mund të lejojë shkelje të tilla pa reaguar.

Related Posts

Leave a comment