Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mitsotakis shkon në Bukuresht me rezolutë në mbrojtje të Belerit, Athina paralajmëron ashpërsimin e qendrimeve ndaj Tiranës

-800-0-1671734940xmitsotakis2-185

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, sipas mediave greke, ja ka dalë të bindë homologët e tij të djathtë të mbledhur në Bukuresht në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane për rezolutën në mbrojtje të Fredi Belerit.

Lëvizja e qeverisë greke vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.

Në këtë projekt-rezolutë flitet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri nga ana e autoriteteve shqiptare, që nuk kanë lejuar deri tani betimin e tij si kryebashkiak.

Në draft, veprimet e qeverisë shqiptare ndaj këtij kryebashkiaku të zgjedhur që i përket një minoriteti etnik konsiderohen si lëvizje kundër vlerave europiane.

Rezoluta përfshin edhe qëndrimin e prerë të Athinës të muajve të fundit për të ngrirë vendimarrjen e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë:

“Kjo bazohet në qëndrimin nënçmues të shtetarëve të Tiranës ndaj “shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të pakicës kombëtare greke dhe mbi të gjitha ndaj traktateve komunitare, gjë që sipas qeverisë greke krijon një hendek politik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së. Do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë (Gjykatës së Shqipërisë) dhe më pas Strasburgut.”

Në një intervistë televizive ministri i Shtetit Makis Voridis  ka paralajmëruar ashpërsimin e qëndrimit të Greqisë ndaj Shqipërisë për shkelje të parimeve të shtetit ligjor.

Ai theksoi se qeveria e Mitsotakis e ka ngritur tashmë çështjen e Belerit në nivel evropian duke bllokuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Related Posts

Leave a comment