Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mitsotakis: Nuk ka “mbrojtje magjike” për zjarret, na pret një verë e vështirë

-640-0-1654861879xmitsotakis-621

“Nuk ka mbrojtje magjike kundër zjarreve. Nëse do të kishte, do ta kishim zbatuar”! Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e qeverisë, duke thënë se prioritet është që asnjë person të mos mbetet i lënduar. Ai ka paralajmëruar se ditët në vijim do të jenë më të vështira.

“Siç thashë në Parlament, tani mund të kemi më shumë mjete, më shumë fuqi punëtore dhe përgatitje më të mirë, por e dimë se beteja është e vështirë. Gjërat do të përkeqësohen me temperatura më të larta, erëra të forta, thatësirë”, tha ai.

Në këto kushte, kreu i qeverisë vuri theksin se të gjithë duhet të jenë në gatishmëri.
“Nesër dhe të enjten do të jenë ditë të vështira, shpresoj që pas kësaj kushtet atmosferike të na ndihmojnë më shumë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë qëndrojmë në gatishmëri absolute”, shtoi kreu i qeverisë.

Mitsotakis pati një falënderim për të gjithë “armatën” e punonjësve në terren që kanë bërë të mundur operacionet e shpëtimit të qytetarëve.

“Operacionet e largimit rezultuan të suksesshme sidomos në Rodos ku largimi i qytetarëve u organizua me siguri të madhe. Edhe një herë, dua të them një falënderim të madh për të gjitha forcat e tyre të vijës së parë, por veçanërisht për vullnetarët që gjithashtu treguan vetëflijim mbresëlënës në Rodos”, deklaroi kryeministri.

Kjo situatë në Greqi po vijon prej ditësh, ku situata paraqitet më alarmante në Rodos dhe Korfuz.

Related Posts

Leave a comment