Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarret ulin tensionet? Mitsotakis falenderon Shqipërinë dhe Ramën për ndihmën

-800-0-d27b2c06518b8ec0df4d31f0979a6a24

Pasi fillimisht i refuzoi dhe më pas pranoi ndihmën nga Shqipëria, Greqia ka falenderuar vendin tonë për dërgimin e forcave zjarrfikëse teksa lufton me vatrat e zjarrit prej ditësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar në platformën X (ish-Twitter) të gjithë shtetet që po i vinë në ndihmë shtetit helen në luftën me zjarret. Mes tyre, ai falenderon edhe Shqipërinë e cila ka dërguar në shtetin fqinj 48 zjarrfikës dhe 9 automjete.

“I dërgojmë falenderimet tona Shqipërisë për dërgimin në Greqi të 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve duke na u bashkuar në luftën tonë kundër zjarreve në Alexandroupoli. Faleminderit Shqipëri. ???????????????? ​​@ediramaal”, shkruan Mitsotakis.

Pas ofrimit të ndihmës nga ana e Shqipërisë, Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile u shpreh më herët gjatë ditës se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë dhe në këtë mënyrë pati një tërheqje të shërbimit zjarrfikës të vendit tonë.

Por po nga i njëjti sistem disa orë më vonë erdhi një tjetër përgjigje, në të cilën bëhej e ditur se forcat shqiptare do të kalonin drejt Greqisë për t’iu bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’i shkojnë në ndihmë Greqisë.

Greqia po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të ditëve të fundit.

Related Posts

Leave a comment