Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flakët vazhdojnë të përhapen në Vlorë, shefi i zjarrfikësve: Jemi i njëjti personel prej 3 ditësh, e kemi të pamundur ta përballojmë

auto_zjarri-11690017924

Prej ditësh, disa fshatra të Vlorës nuk po gjejnë qetësi nga flakët e zjarrit. Ato vazhdojnë të përhapen me shpejtësi pasi era është tepër e fortë.

“Në momentin që flasim ky zjarr po vazhdon prej disa orësh dhe është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve të zjarrit, sepse po djeg vreshta, ullinj dhe pemë frutore, çdo gjë që gjen përpara. Rrezikon banesa, rrezikon çdo gjë. Terreni është shumë i vështirë sepse shkurret janë të dendura.

Prej tre ditësh jemi të njëjtat forca që po merremi me flakët. E kemi të pamundur ta përballojmë nga ana fizike sepse janë disa fshatra që janë përfshirë nga flakët. Ne jemi 30 punonjës operues që po punojnë për shuarjen e flakëve”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment