Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse ka rëndësi apeli i kreut të OKB për botën shumëpolare

2023072515462342692

Konfliktet dhe teknologjitë e reja janë thelb imponues i realitetit të ri gjeopolitik, i aktualitetit që dëshmon potencialisht se tashmë bota ka hyrë tashmë në një faze transformimi për rendin e deritanishëm ndërkombëtar. Tensionet gjeopolitike në shtim dhe konfliktet e shpërthyera, si dhe qasjet e thella diverguese të fuqive, sidomos në instancat, strukturat dhe organizmat ndërkombëtare, janë elemente që mund të bindin tashmë për një bote shumëpolare.

CFP

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), zoti Antonio Guterres/CFP

Ky fakt imponohet përditë e më tepër edhe në jetën institucionale ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), zoti Antonio Guterres, në takimin e radhës propozoi përballjen me realitetin e një “rendi të ri botëror shumëpolar” dhe, duke iu drejtuar anëtarësisë së OKB-së, ai paraqiti një nismë të re madhore të tij, “Një Axhendë të Re për Paqen”. Në vetvete, kjo platformë është sa kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit, aq edhe përpjekje për t’u paraprirë dinamikave dhe pasojave që do të vijnë në të ardhmen e afërt.

CFP

CFP

Ky dokument është thelbi reagues i këtij organizmi global për vënien në jetë me urgjencë të një strategjie të re ndërkombëtare. Është domosdoshmëria për t’u përballur me risqe dhe sfida ekzistenciale për botën dhe sidomos njerëzimin. Dokumenti serviret në momentin kur konfliktet ndërkombëtare po thyejnë rekorde pasojash dhe veçanërisht humbje jetësh njerëzore.

Ndërkohë që vendet në konflikte po zgjerojnë hapësirën e pasigurisë për popujt e tyre, si dhe me gjerë, edhe për rajonet dhe hapësirën ndërkombëtare. Kjo ndodh njëherësh dhe mbi të gjitha pikërisht atëhere kur karta  e OKB-së po zhvleftësohet e shpërfillet me arrogancë dhe pasoja të rrezikshme.

Axhendat botërore për strategjitë afatshkurtra dhe ato afatgjata po neglizhohen dhe lihen pas dore. Konstruktivizmi duket se e ka humbur kohën e vet dhe kjo ka rritur paparashikueshmërinë dhe mungesën e stabilitetit. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për stabilitetin politik ose në çështjet e sigurisë. Fjala vjen, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe dalja nga marrëveshja për eksportin e grurit rrezikon të krijojë një efekt zinxhir shkatërrues për sigurinë ushqimore, veçanërisht në vende më pak të zhvilluara ekonomikisht. Dhe ky është vetëm një shembull, nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit, teksa ka plot konflikte që kanë efektë shkatërruese në plane të shumëfishta.

Mëgjithë këtë fakt, objektivat globale për parandalime konfliktesh dhe zhvillimin e qëndrueshëm në disa raste duket se janë joeficiente ose të injoruara nga aktorë të fuqishëm globalë. Ndërsa në krye të shqetësimeve të kreut të OKB-së u vendos edhe potenciali i madh për progres të madh, domosdoshmërisht qëndrimi i tij paraqiti shqetësime madhore dhe konsistente.

CFP

CFP

Mjaft interesant është fakti se Sekretari i Përgjithshëm Guterres parashtroi pikërisht ndërlidhjet e fuqishme rrisin edhe më shumë paqëndrueshmërinë në nivel global. Për shkak se, dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme, konflikte të forta kemi pasur dhe më përpara. Ajo çfarë ndryshon tani është ndërlidhja dhe ndërvarësia ekonomike, burimet e ndryshme dhe shumë herë më të mëdha të informacionit dhe zhvillimet teknologjike që kanë revolucionarizuar të gjithë mënyrën tonë të jetesës dhe të bashkëveprimit.

Pikërisht në këtë pikë të fundit u theksuar posaçërisht edhe sekretari Guterres, duke ngritur alarmin për rreziqet që vijnë prej teknologjive të reja dhe veçanërisht prej inteligjencës artificiale. Fjala vjen armët autonome po krijojnë mënyra të reja për eliminimin e vetes, prandaj sekretari Guterres paraqiti lutjen dhe kërkesën që brenda 2026 komuniteti ndërkombëtar të miratojë një instrument ligjor që të ndalojë armë të tilla autonome.

Zërat institucionalë, por sidomos sugjerimet e përsëritura nga komuniteti i aktivistëve, shkencëtarëve dhe inovatorëve për krijimin e një entiteti për inteligjencën artificiale me strukturë dhe mandat të ngjashëm me Agjencinë e Energjisë Bërthamore janë alarm që duhet dëgjuar dhe reaguar në kohë. Komuniteti ndërkombëtar po shumëfishon provat e papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë për administrimin e këtyre risqeve dhe prirjeve të reja. Është një moment që rivaliteti gjeopolitik po imponon, por duhet reflektim për të gjetur, të paktën në arenat multilaterale, një ekuilibër konstruktiv.

CFP

CFP

Është pikërisht në këtë moment që fuqitë e mëdha të tregojnë përgjegjësinë për të gjetur mekanizmat e duhur për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të drejtë në raport me njëra-tjetrën. Në radhë të parë, për të kontrolluar impulse ndaj njëra-tjetrës. Së dyti, është e nevojshme të gjendet zgjidhje për ato luftëra shkatërruese, të cilat kumbojnë përtej sipërfaqes së ngushtë ku ndodhin. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, të paktën për të gjithë ata që jetojnë në Europë, është shembulli i parë që të vjen në mendje, por nuk është i vetmi. Së treti, këto mekanizma për të menaxhuar marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha do të jenë të dobishme për të gjetur zgjidhje për sfidat e së ardhmes.

Për këto arsye, platforma e Sekretarit Guterres është një nismë e mirë dhe duhet vlerësuar me seriozitetin e duhur nga vendet anëtare të OKB, e veçanërisht nga fuqitë e mëdha dhe vendimmarrësit më të mëdhenj.

CFP

Related Posts

Leave a comment