Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nuk e cilësoi Kosovën “toka e askujt” – Gazetari i Financial Times sqaron lapsusin e redaksisë me deklaratën e Ramës

-800-0-1695898372xramaaaa-197

Kryeministri Rama foli dje për “Financial Times” mbi situatën në veri të Kosovës.

Pas publikimit, vetë gazetari, autor i shkrimit, ka njoftuar lexuesit e tij për një lapsus në citimin që redaksia i ka bërë një fjalie të Ramës.

Teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social X.

Leave a comment