Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Inteligjenca Artificiale është fundi i historisë së dominuar nga njerëzit”, shkencëtari i njohur Harari paraqet botën e së ardhmes

yuval-harari-750x375

Në një intervistë për “The Economist”, shkencëtari izraelit Yuval Harari u pyet mbi të ardhmen e njerëzimit dhe inteligjencën artificiale. Harari u shpreh se ky është fundi i historisë së dominuar nga njerëzit.

Ajo që do të ndodh më tej është se historia do të vazhdojë, por kësaj here vendimet do të merren në mënyrë të pavarur prej njerëzve. Pra nuk do të dominojë më njeriu.

Më tepër do të jetë si një pushtim alienësh, që vijnë nga planete të tjera me anije kozmike. Por në të vërtetë nuk do të ketë alienë por qenie të dala nga laboratori.

E gjitha kjo për Hararin pritet të ndodhë për 5 vite dhe njerëzit nuk do të jenë më në kontroll. Sipas tij ka mundësi që këto vendime prej inteligjencës artificiale të zgjidhin kancerin dhe ndryshimet klimatike.

E sigurtë është që qytetërimi që ne njohim do të marrë fund.

Related Posts

Leave a comment