Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elon Musk: Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë

-800-0-90c8bec7c731f9c15c403ed29d9228f2

Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë, tha sipërmarrësi dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk në një event në selinë zyrtare të qeverisë britanike, Lancaster House, në Londër.

“Është e vështirë të thuash saktësisht se kur, por do të vijë një kohë kur puna nuk do të jetë e nevojshme. Mund të punosh për kënaqësi personale, por AI do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka. Nuk e di nëse njerëzit ndihen mirë apo keq për atë”, tha ai. Musk, raporton CNBC.

Musk e krahasoi AI me një xhind në një shishe që përmbush çdo dëshirë pa kufi.

“Nuk ka kufi të pakuptimtë prej maksimumi tre dëshirash, dhe kjo është edhe e mirë edhe e keqe”, tha njeriu më i pasur në botë.

Elon Musk beson se një nga sfidat kryesore për njerëzit në të ardhmen do të jetë gjetja e kuptimit të jetës.

Inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njeriu më i zgjuar dhe ka potencialin të bëhet “forca më shkatërruese në histori”, shtoi ai.

Musk ka paralajmëruar vazhdimisht për kërcënimet që inteligjenca artificiale paraqet për njerëzimin dhe në një rast ai tha se AI mund të jetë më i rrezikshëm se armët bërthamore.

Related Posts

Leave a comment