Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elon Musk nuk ndalet! Do të vendosim çipa në trurin e njerëzve

Untitled-design-2-7-1068x627

Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë ka menduar sëfundmi të sjellë një risi e cila duket se e ka rikthyer në qendër të vëmendjes së medias.

Bëhet fjalë për “Neuralink”, një plan për të vendosur çipa në trurin e njerëzve që nga viti i ardhshëm.

Mësohet se këto çipa do të implantohen në trurin e njerëzve për të regjistruar dhe stimuluar njëkohësisht aktivitetin e trurit. Musk synon që çipi në fjalë të ketë aplikime mjekësore, të tilla si trajtimi i lëndimeve serioze të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike. Gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në Samitin e Këshillit të CEO të Ëall Street Journal të hënën, Musk u pyet se çfarë planifikonte të bënte Neuralink në 2022.

“Neuralink funksionon mirë te majmunët dhe ne në fakt po bëjmë shumë testime dhe po konfirmojmë se është shumë i sigurt dhe i besueshëm dhe pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurt. Shpresojmë ta kemi këtë edhe tek njerëzit, të cilët do të jenë persona që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikë. Jemi në pritje të miratimit nga FDA.”, u përgjigj Elon Musk gjatë intervistës.

Musk është një nga personat më të pasur në botë pa shtëpi, dhe që ka premtuar të bëjë planetin Mars të jetueshëm.

Related Posts

Leave a comment