Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas ngjarjeve në Banjskë ka reaguar Elton Shametaj, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit.

image000000

Pas ngjarjeve në Banjskë dhe agresionit të ekstremistëve serbë ndaj policisë së Kosovës, ka reaguar Elton Shametaj, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit.

Në qëndrimin e tij, Shametaj shprehet se: “Tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi ndaj patrullës së policisë kosovare në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos rëndë dhe një koleg i tij, ishin një akt i mirëmenduar kriminal serb ndaj Republikës së Kosovës. Rrjedha e këtyre situatave dëshmon se pas këtyre ngjarjeve dhe veprimtarisë së përgjakshme janë besnikët famëkeq të presidentit serb Vuçiç.

Ç’është kjo kishë e zymtë, kjo bazë armatimi vandalësh që nëpërkëmb imazhin e kishës për veprime të errëta dhe aspak fetare. Është e qartë, pas këtij sulmi, se mund të pritet çdo lloj agresioni nga ekstremistët serbomëdhenj, të cilët, me mënyra të ndyra e akte faqezinjsh, duan të nënshtrojnë Republikën e pavarur të Kosovës.

Shteti i Kosovës duhet të krenohet me këta efektiva policie dhe besoj se në të ardhmen do shikojë me rigorozitet munděsin e shtimit të tyre, si dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës.”

Më tej, ai ka kritikuar përcjelljen dhe nderimet që ju bënë terroristëve serbë të rënë në këte agresion nga përfaqësuesit e Serbisë, duke e etiketuar atë si “shumë indinjuese”. Sipas Shametaj, kjo tregon fytyrën e vërtetë të organizatorëve, të Beogradit dhe ai thekson faktin se “Radojçiçi, ky kriminel me të kaluar të errët, mbështetës i idesë së okupimit të Kosoves duhet te gjykohet dhe të marrë dënimin që meriton.”

Shametaj e mbyll reagimin e tij me homazhin për efektivin e rënë në krye të detyrës, duke nënvijëzuar meritat e tij: “Afrimi ra në krye të detyrës, prandaj shteti i Kosovës duhet të krenohet. Humbja e tij është e tmerrshme, por familja e Afrimit duhet të ndiejë respektin dhe të jetojë kryelartë sepse ai ra si trimat për lirinë dhe sigurinë e atdheut të tij. Ai do të kujtohet si luan që ra në fushën e nderit, sepse, si dëshmorët e tjerë përpara tij, lirinë e pati gjënë më të shenjtë.”

Related Posts

Leave a comment