Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ushtria Izraelite hedh 100 tonë bomba mbi Gaza: Kapet ushtaraku i lartë i Hamasit

-640-0-1696795558xsulmi-ne-gaza-561

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë të ditur se kanë shtuar bombardimet mbi Gaza, për të cilat preçizojnë se kanë nisur sulme masive ajrore kundër lagjes Shuja’iyya të qytetit të Gazës, duke synuar rreth 150 lokacione.

Siç bën të ditur gazeta Times of Israel, IDF bëri të ditur se Shuja’iyya është një “fole terrori” e përdorur nga Hamasi për të nisur sulmet kundër Izraelit. Rreth 100 ton municione u hodhën në lagje, thotë IDF.

Më parë, ushtria izraelite kreu sulme të ngjashme në shkallë të gjerë në lagjen Beit Hanoun në veri të Gazës.

IDF thotë se ka shënjestruar edhe shtëpinë e një anëtari të lartë të Hamasit, pasi banesa është përdorur nga grupi terrorist si “infrastrukturë ushtarake”.

Ndërkaq, në një tjetër njoftim, sipas TOI, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë të ditur se njësia Shayetet 13 e Marinës arritur të kapë një ushtarak të lartë të Hamas, përkatësisht zëvendëskomandantin e divizionit jugor të forcës detare të Hamasit në Gaza, Muhammad Abu Ghali.

“I dyshuari po mbahet dhe aktualisht po merret në pyetje nga strukturat e mbrojtjes”, thotë IDF.

Nuk jepen detaje të mëtejshme se si u kap Abu Ghali. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se janë ende duke luftuar terroristët palestinezë në territorin izraelit, 40 orë pas luftës së nisur nga grupi terrorist Hamas.

“Forcat tokësore në këmbë dhe rezervë të IDF-së, në bashkëpunim me forcat [të tjera] të sigurisë, po zhvillojnë luftime të zgjatura në qytetet përreth Gazës dhe kanë vrarë qindra terroristë në qytete, në kufi dhe në bregdet, në fund të fundit. 40 orë”, thuhet në një deklaratë të IDF.

IDF shton se luftimet vazhdojnë në të gjithë zonën dhe janë ende duke shkëmbyer zjarr me terroristët në këtë orë në vende të ndryshme. TemA

Related Posts

Leave a comment