Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB: Përhapja e sëmundjeve dhe urisë, e pashmangshme në Gaza

-800-0-9ec5b4d73ed30b998bf1db0a6fed869c

Teksa aksesi në karburante dhe burimet e tjera pakësohen në Gaza, përhapja e epidemive, sëmundjeve infektive dhe uria duken të pashmangshme.

Kjo është ajo që është paralajmëruar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Një shterim total i rezervave të karburantit do të ishte katastrofik në të gjithë Gazën, duke çuar në kolapsin e plotë të ujit, ujërave të zeza dhe shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, dhe duke i dhënë fund rrjedhës së ndihmës humanitare që është lejuar deri më sot,” tha Türk gjatë një konference informale, të enjten pas vizitës së tij javën e kaluar në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, UNICEF njoftoi të martën se tashmë ka marrë raporte për rritje të nivelit të dehidrimit tek qytetarët dhe më shumë se 30,000 raste të diarresë në Gaza.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri gjithashtu thirrje kundër intensifikimit të dhunës dhe diskriminimit të ashpër ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.

Türk tha se thirrjet e zyrës së tij për de-përshkallëzimin e dhunës, veçanërisht në Gaza, janë injoruar.

“Vrasja e kaq shumë civilëve nuk mund të konsiderohet si dëm kolateral. Fituesi i vetëm i një lufte të tillë ka të ngjarë të jetë ekstremizmi dhe ekstremizmi i mëtejshëm,” shtoi ai.

Related Posts

Leave a comment