Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjerimi i luftës. Netanyahu flet në telefon me Putin: Ndërhy tek Siria dhe Irani

-640-0-1697475003xartileria-izraelite-720

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur me presidentin rus Vladimir Putin, bën të ditur gazeta The Times of Israel, duke ju referur zyrës së shtypit të kryeministrit Netanyahu.

Ditët e fundit Putin ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Izraelit në deklaratat e tij që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, madje duke bërë krahasime të nënkuptuara midis Izraelit dhe ushtrisë gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas Kremlinit, Putin foli më herët me presidentin sirian Bashar Assad dhe po telefonon gjithashtu sot Abdel Fattah el-Sissi të Egjiptit dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Ndërkaq, TOI, thekson se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit bënë të ditur se disa poste ushtarake në kufirin me Libanin janë qëlluar me armë zjarri dhe një tank është goditur nga një raketë e antitank. Sipas IDF, në të gjitha incidentet nuk ka të lënduar.

IDF tha se trupat janë përgjigjur me zjarr artilerie kundër burimeve të zjarrit. Një ditë më parë, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulmin ndaj ushtrisë izraelite.

Related Posts

Leave a comment