Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vuçiç “sfidon BE”: Serbia do të blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara

-800-0-1697560946xvucic-xi-674

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.

Vuçiq ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.

“Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçiq.

“Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.

Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për investimet në infrastrukturë dhe për rritjen e investimeve kineze në Serbi.

Presidenti serb tha se marrëveshja për tregti të lirë mes Serbisë e Kinës, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjithashtu gjendet në Pekin, i ka cilësuar “historike” marrëveshjet e nënshkruara me Kinën. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian na thotë se ‘kur të hyjmë në BE, këto marrëveshje nuk do të jenë të vlefshme, por prisni’. Ne duhet të punojmë dhe të jetojmë derisa kjo të ndodhë”, ka thënë Daçiq.

Por, ministri i jashtëm serb ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kinës lidhur me çështjen e Kosovës.

“Është e rëndësishme që Kina të jetë fuqishëm me Serbinë në rrethanat e vështira ndërkombëtare. Tani na pret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e Metohinë, prandaj mbështetja e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit është jetike për ne”, ka theksuar Daçiq.

Related Posts

Leave a comment