Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreu i OKB kritikon Izraelin: Lufta juaj ka diçka të gabuar! Bëni dallimin mes Hamas dhe palestinezëve

-800-0-454b5419bb15a0dda3a52991f5c944a3

Antonio Guterres, sekretar i Përgjithshëm i OKB ka kritikuar Izraelin, sipas së cilit kundërsulmi i tyre ka gabime. Kjo sepse sipas tij, Izraeli do duhet të bëjë dallimin midis grupit terrorist të Hamas dhe palestinëzëve. Kur flet për gabim, Guterres konsideron pikërisht numrin e madh të fëmijëve të vrarë.

Prandaj, ai ka bërë thirrje që të lejohen ndihmat humanitare në Gaza.

“Ka shkelje nga Hamas kur ata përdorin civilët si mbrojë, por kur shikon numrin e civilëve që janë vrarë në operacionin ushtarak, qartësisht ka diçka që nuk shkon. Çdo vit, numri më i lartë i fëmijëve të vrarë nga çdo aktor në të gjitha konfliktet që dëshmojmë është maksimumi me qindra. Në pak ditë në Gaza, mijëra e mijëra fëmijë janë vrarë, gjë e cila nënkupton se qartësisht ka diçka të gabuar në mënyrën se si operacionet ushtarake po bëhen.

Situata është e tmerrshme, katastrofike do të thoja. Ka mungesë ilaçesh në spitale. Prandaj është thelbësore të lejohen ndihmat humanitare në Gaza. Dëshiroj të them qartësisht se asgjë nuk e redukton refuzimin tonë të plotë ndaj gjërave të tmerrshme që Hamasi bëri më 7 tetor. Por duhet të bëjmë dallimin. Hamasi është diçka dhe palestinezët janë një gjë krejtësisht tjetër”, tha Guterres.

Related Posts

Leave a comment