Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Përplasjet në Kuvend, skenar i luftës së brendshme në PD”, Blendi Klosi: Njohim Bashën si kryetar të PD

-640-0-1690539600x1690535718-blendiklosi-294

Në parlament nuk ka për të pasur as qetësi, as dialog mes mazhorancës dhe opozitës. Të paktën jo tani për tani. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pohoi gjatë një interviste për emisionin “Pa censurë”, se PS ka dëshirë për dialog, por nuk ka se me kë dialogon.

Ai solli në vëmendje si shkak të anormalitetit aktual në parlament luftën e brendshme në PD, duke mos pranuar si arsye komisionet hetimore apo përfaqësimin e PD në komisionin e reformës zgjedhore.

“Basha, Berisha dhe Bardhi, që përfaqësojnë 3 grupime të caktuara, përpiqen të krijojnë lidershipin e tyre dhe se kush do ta marrë partinë post Berishë. Edhe karikimi i kohëve të fundit i grupit të zotit Bardhi, që ka qenë ndër më luftarakët kundër Berishës, ndërsa tani mbështesin kauzën e tij opozitare, është se e kanë kuptuar se zoti Berisha do të ketë një moment të vështirë me drejtësinë dhe kuptohet që nuk mund të jetë më kryetar i PD,” tha zoti Klosi, i cili ishte krejt direkt, kur i duhej të përgjigjej se pse PS nuk pranon të ndryshojë përfaqësuesi e grupit parlamentar të PD në komisionin e reformës zgjedhore.

“Bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, do të jetë ai që ka firmën dhe vulën e PD. Me këtë firmë dhe vulë është zgjedhur Enkelejd Alibeaj të jetë bashkëkryetar,” u shpreh Blendi Klosi, duke treguar prirjen e PS për të bashkëpunuar me grupin e zotit Basha.

“Kryetarja e Kuvendit ka një dokument me vulë dhe firmë që e përjashton Gazment Bardhin nga PD. Kryetarja respekton të njëjtën firmë dhe vulë që e ka sjellë zotin Bardhi deputet dhe më pas si kryetar grupi. Tani që e njëjta firmë dhe vulë e ka përjashtuar të mos e njohë?” u shpreh Blendi Klosi, duke mos pranuar argumentin se marrëdhëniet me parlamentin nuk diktohen nga partitë, por nga deputetët dhe grupet parlamentare.

“Ne njohim për kryetar grupi zotin Basha, atë që ka firmën dhe vulën e PD. Mos i kërkoni Lindita Nikollës dhe PS të zgjidhë problematikën e PD. Ne e njohim zotin Basha, sepse gjykata e njeh zotin Basha si Kryetar të PD. Nga kjo rrjedhin të gjithë hallkat e tjera,” theksoi zoti Klosi, pa i dhënë përgjigje pyetjes pse në Konferencën e Kryetarëve thirret si kryetar grupi Gazment Bardhi dhe jo Lulzim Basha.

Pa ndonjë perspektivë dialogu, zgjidhja që jep numri 2 i PS, Blendi Klosi, është që opozita të paraqesë kërkesa të tjera për komisionet hetimore. Kërkesa që sipas tij deri tani nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Ose zgjidhja tjetër është dërgimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese. Një procedurë që zgjat, ndoshta deri në mbarimin e mandatit të këtij parlamenti.

Related Posts

Leave a comment