Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

300 mijë persona në Londër në mbështetje të Palestinës, kërkohet armëpushim në Gaza

-800-0-b91d8c1c12c8592d7619ce2f1c9e89a5

Një manifestim gjigant në mbështetje të Palestinës u mbajt këtë të shtunë në Londër, ku sipas organizatorëve më shumë se 300 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit të Britanisë për të kërkuar fundin e dhunës.

Manifestimi që përkoi me Ditën e Armëpushimit nisi në Hyde Park për t’u zhvendosur në rrugët kryesore të Londrës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta ku kërkohej fundi i dhunës së Izraelit dhe vendosja e një armëpushimi për të ndihmuar civilët e bllokuar në Gaza.

Forca të mëdha policie ishin vendosur në rrugët ku kaluan protestuesit, teksa u regjistruan dhe incidente të vogla të cilat u shuan në kohë nga efektivët.

Kështu një kundër-protestë u mbajt në Whitehall dhe Chinatown, ku personat e mbledhur nisën të hidhnin gurë e sende të tjera të forta në drejtim të atyre që ishin mbledhur në mbështetje të Palestinës.

Ndërhyrja e policisë bëri që 50 prej tyre të arrestoheshin, teksa u shmangën përplasjet më të forta.

Protesta në mbështetje të Palestinës janë zhvilluar dhe ditë të tjera në Londër që nga nisja e kundërofensivës së Izraelit ndaj militantëve të Hamasit në Gaza.

Related Posts

Leave a comment