Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Londer/ Makina e Joe Biden bllokohet në trafik gjatë rrugës për në funeralin e Mbretëreshës

auto_IMG_55891663592618

Ndërsa ishte nisur për të shkuar në funeralin e Mbretëreshës, simbas njoftimeve të televizioneve amerikane makina e blinduar e Joe Biden u rrethua nga turma e kalimtarve të rastësishëm ndërsa ajo po përpiqej të kalonte nëpër një rrugë të ngusht të Londrës.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe gruaja

e tij Jill mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën mbrëma (17 shtator) dy ditë përpara ceremonisë, e cila filloi sot në orën 11:00.

Simbas shtypit amerikan ndërsa shumë udhëheqësve të shteteve thuhet se u ishte thënë të përmbahen nga përdorimi i avionëve dhe makinave të tyre private, në Londër, një përjashtim u bë për presidentin e SHBA, Joseph Biden.

Ndoshta si udhëheqësi i një prej vendeve më të fuqishme në botë, ai u ul në aeroportin Stansted me avionin e tij Air Force One, dhe ishte i vetmi ndër personalitetet nga mbarë bota që qarkulloi me eskortën presidenciale amerikane.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale TikTok, Fb, instagram, Twitter e tjer treguan automjetin e blinduar në pjesën e pasme të një autokolone pranë një kafeneje “Pret” në sheshin Marble Arch.

Më pas u panë turmat e njerëzve  që rrethuan automjetin pasi kalimtarët kuptuan se kush ishte brenda, me shumë kurreshtje  ata shfrytëzuan mundësinë për të kapur një video ose fotografi të eskortës presidenciale amerikane.

Oficerët e policisë britanike që ishin në ndjekje të eskortës presidenciale ishin në gatishmëri për masa sigurie, ndërsa vendosen shpejt rregullin ku po kalonin rrugën e frekuentuar drejt Westminster Abbey kalimtarët.

Gjatë fundjavës, Presidenti ndau një foto të tij dhe gruas së tij duke nënshkruar librin zyrtar të ngushëllimeve për Mbretëreshën.

Krahas fotos, ai shkroi në Twitter: “Ne u takuam për herë të parë me Mbretëreshën në vitin 1982 dhe do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë dhe mikpritjen e saj.

“Trashëgimia e saj do të duket e madhe në faqet e historisë britanike dhe në historinë e botës sonë.”

Biden është në mesin e shumë politikanëve, diplomatëve dhe mbretërve nga e gjithë bota që kanë zbritur në kryeqytet për t’i bërë nderimet e tyre monarkut të ndjerë sot.

Mbretëresha ndërroi jetë në pronën e saj Balmoral të enjten (8 shtator) në moshën 96-vjeçare, pas një mbretërimi 70-vjeçar.

ImageFOTO GALERI

 

Pas funeralit, ajo do të varroset në territorin e Kështjellës Windsor së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë Princin Philip.

Pasi ndërroi jetë në prill 2021, Princi Philip u varros në   Royal Vault at St George’s Chapel – Kasafortën Mbretërore në Kapelën e Shën Gjergjit. Megjithatë, ai pritet të zhvendoset në mënyrë që të prehet pranë gruas së tij prej 73 vitesh.

Nderkohë, simbas mediave thuhet se mbi 4.1 miliardë njerëz nga mbarë bota parashikohet të bashkohen me transmetimin e drejtpërdrejtë të funeralit të Mbretëreshës .

Në Londër mijëra qytetarë janë mbledhur para Kështjellës së Windsorit, për të nderuar Mbretërëshën Elizabeth II, e cila do të përcillet sot për në banesën e fundit .

Related Posts

Leave a comment