Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: Do ishte e pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca

-640-0-1699871738xtabaku-243

Jorida Tabaku, bashkëkryetare e Komisonit për Integrimin, tha sot në një deklaratë për mediat, se bëri anulimin e mbledhjes, ku do të ishte prezent edhe Luigi Soreca.

Tabaku ka theksuar se nuk donte që skenat e kaosi i krijuar nga Rithemelimi të përsëriteshin në sy të ambasadorit dhe si pasojë i kërkoi Luigi Soreca mirëkuptim.

”Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja.

Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë”, – tha Tabaku.

Related Posts

Leave a comment