Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, Rama: Kanë prekur fundin, i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen

-640-0-1697381771xrama-344

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare, ku u kthye sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e Rithemelimit, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama shkruan se tanimë deputetët kanë prekur fundit, pasi i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen.

”I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje…

Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment