Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore! Felaj: Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër

-800-0-1701347316xfelaj-779

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Lajmi u bë i ditur nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin e komisioneve hetimore. Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore.

Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore”, tha Felaj.

E pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës, Felaj tha se ka kërkuar që të jenë anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

”Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e opozitës, por nuk është një e drejtë e pakufizuar. ¼ e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 ka qenë ligji që ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës.

Kam kërkuar që anëtarët e opozitës të mund të përfaqësoheshin në komisionin Ad-hock. Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës dhe nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë punë dhe të punojmë me një tryezë të përbashkët.

Koha nuk pret. Këtë duhet ta diskutojmë me të trija nisma, një e Tabakut dhe ajo e Spahos. Puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës”,- tha Felaj.

Related Posts

Leave a comment