Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ligjet” miratojnë ndryshimet për Komisionet Hetimore

-800-0-1702993313xkomisioni-888

Komisioni i ligjeve miraton ndryshimet e propozuara nga deputetja e PS Ermonela Felaj për Komisionet Hetimore.

Me 15 vota dhe asnjë kundër ndryshimet do të votohen në seancën e fundit parlamentare të 21 dhjetorit.

Sakaq dy nismat e tjera të sjella në Kuvend nga Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku nuk u diskutuan, pasi të dy deputetët nuk morën pjesë në mbledhje.

Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.

Related Posts

Leave a comment