Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati në “Don Bosko”: Policia identifikon autorin i cili kishte 7 muaj që kishte dalë nga burgu

-800-0-cfea52ab36dd8b97b5b87f9a29c5670f

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i mëngjesit të sotëm (14 dhjetor) në “Don Bosko”, Tiranë.

Policia ka identifikuar autorin, i cilin banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën e tij vetëm 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Mësohet se autori kishte 7 muaj që kishte dalë nga burgu, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin i cili pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armë në dorë.

Policia po ashtu ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime se ai është larguar nga zona.

Ndërkohë, Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka, vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën “Don Bosko”. Ka qenë vetë 42-vjeçari Rudolf Zefi, që ka bërë denoncimin në komisariatin nr.3 në kryeqytet, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka konflikte.

Rudolf Zefi raportohet se ishte i vetëm në makinë kur u qëllua me armë zjarri ndaj tij nga një person që po ecte në këmbë.

Autori, pasi qëlloi me plumba drejt automjetit, është larguar nga vengjarja. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Related Posts

Leave a comment